Octapodi

Shumica e agjencive ndalen te sipërfaqja. Ne zbresim deri në fund.

Website-e, aplikacione, sisteme të brendshme dhe postime për rrjetet sociale. Ne e bëjmë punën teknike, ti merresh me biznesin.

Shiko çfarë ndërtojmë

Çfarë ndërtojmë

Pesë gjëra që i bëjmë, nga sipërfaqja te thellësia. Ti na thua çfarë të duhet, ne e ndërtojmë deri në fund.

  1. Website-e që sjellin klientë

    Të shpejta në telefon, të gjetshme në Google, me një rrugë të qartë drejt kontaktit. Çdo kërkesë matet, që ta dish cili kanal të sjell klientë.

  2. Postime për rrjetet sociale

    Sa postime të duhen: tre në ditë, pesë në ditë, apo sa të kërkosh. Çdo postim vjen i plotë, me dizajn dhe përshkrim, gati për t'u publikuar: reklamojmë produktin tënd, ofertën, ose çfarë do të tregosh. Pa dizajner e pa editues.

  3. Aplikacione web dhe mobile

    Nga ideja te telefoni i klientit: llogari, njoftime, panele administrimi, dhe një kod i vetëm për web dhe mobile kur ka kuptim.

  4. Sisteme të brendshme

    CRM, portale klientësh, rezervime, oferta automatike. Mjete që zëvendësojnë Excel-in dhe punën me dorë, të ndërtuara si punon ekipi yt.

  5. AI dhe 3D

    Asistentë që lexojnë dokumentet e tua, automatizime me AI, modele 3D dhe përvoja interaktive në web, si oktapodi që të shoqëron në këtë faqe.

Si punojmë

Pesë hapa, gjithmonë në këtë radhë. E di çdo herë ku jemi dhe çfarë vjen më pas.

  1. Bisedë

    Na tregon çfarë të duhet. Ne pyesim derisa ta kuptojmë problemin, jo vetëm kërkesën.

  2. Ofertë me shkrim

    Çfarë ndërtojmë, çfarë jo, sa kushton dhe kur del. Të gjitha të shkruara, që t'i krahasosh pa presion.

  3. Ndërtim me demo

    E sheh punën duke u rritur në demo të rregullta, dhe e drejton gjatë rrugës.

  4. Lansim

    E vendosim live, e matim, dhe të mësojmë ta përdorësh.

  5. Mirëmbajtje

    Përditësime, siguri dhe përmirësime, sa herë të duhen.

Pyetje që na bëhen

Sa kushton?

Varet nga ajo që ndërtojmë. Pas bisedës të dërgojmë ofertë me shkrim, me fushën e punës dhe çmimin, që ta krahasosh me qetësi.

Sa zgjat?

Një website zakonisht matet në javë, një aplikacion ose sistem në muaj. Afatin e saktë e shkruajmë në ofertë.

Me çfarë teknologjie punoni?

Next.js dhe React për web, React Native për mobile, Node dhe PostgreSQL në server, Unity për 3D dhe lojëra, dhe AI aty ku kursen kohë vërtet.

A punoni me klientë jashtë Kosovës?

Po. Jemi në fusorarin e Evropës Qendrore dhe punojmë në shqip dhe në anglisht.

Kush e mirëmban pas lansimit?

Ne, nëse e dëshiron. Ose ia dorëzojmë ekipit tënd, bashkë me dokumentimin.

Çfarë ndodh me të dhënat që shkruaj në formular?

I përdorim vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës tënde. Të gjitha detajet janë te faqja e privatësisë.

Fillo bisedën

Na trego shkurt çfarë të duhet. Të përgjigjet një njeri nga ekipi, jo një bot.